Pilotët i zë gjumi, udhëtim i pazakontë i avionit me mbi 150 pasagjerë në bord

Pilotët i zë gjumi, udhëtim i pazakontë…

Një rast i pazakontë ka ndodhur me kompaninë e fluturimeve indoneziane ‘Baltik Air, ku gjatë një fluturimi nga Sulawesia juglindore drejt Xhakartës, dy pilot të avionit i zuri gjumi.

Për këtë kompania e fluturimeve mori një paralajmërim shumë të fortë nga Ministria e Transporteve e Indonezisë. Ministri i Aviacionit Civil u shpreh se për këtë rast do të ndërmerret një investigim i plotë, pas të cilave do të jepen edhe sanksionet e duhura.

Raporti fillestar nga Komiteti i Sigurisë së Transportit Kombëtar zbuloi se të dy pilotët ishin në gjumë përreth 28 minuta gjatë fluturimit BTK6723 më datë 25 janar.

Pavarësisht disa gabimeve gjatë udhëtimit, avioni, të 153 pasagjerët dhe 4 mbikqyrësit e kryen udhëtimin pa ndonjë dëmtim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit