Piloti i avionit mbështetësve të Trump: Silluni mirë ose do ju ul në tokë!

Piloti i avionit mbështetësve të Trump: Silluni…

Tri ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kongresin amerikan dhe krijuan kaos, i cili shkaktoi pesë të vdekur, shumë të plagosur dhe më shumë se 60 të arrestuar, u shfaq një video nga një aeroplan në të cilin udhëtonin pikërisht mbështetës të presidentit aktual amerikan.

Aeroplani i American Airlines ishte i mbushur me mbështetës të Trump-it dhe po fluturonte nga Uashingtoni në Phoenix të premten, 8 janar. Pasagjerët këndonin gjatë gjithë kohës dhe nuk kishin veshur as maska. Për më tepër ata vendosën një banderolë në tavan të avionit ku shruhej ‘Trump 2020’. Për shkak të sjelljes së tyre, kapiteni njoftoi se do t’i linte në mes të Kansasit nëse nuk fillonin të silleshin si duhet.

Një regjistrim i mesazhit të kapitenit u publikua në rrjetet sociale. Sigurisht, mbështetësit e Trump nuk ishin të kënaqur.

“Do të jetë kështu … fluturimi zgjat katër orë e gjysmë për Phoenix. Ne do të zbresim këtë aeroplan në mes të Kansasit dhe do t’ju zbresim…Nuk më intereson. Ne do ta bëjmë nëse është e nevojshme, kështu që veprojmë siç duhet, ju lutem”,– tha kapiteni, siç mund të dëgjohet në regjistrim.

American Airlines mbrojti pilotin e saj dhe një zëdhënës i tha New York Post se piloti theksoi rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të dhëna nga anëtarët e ekuipazhit dhe ndjekjen e rregullave të detyrueshme për të mbajtur maskë.

“Në American Airline ne e marrim seriozisht sigurinë e udhëtarëve tanë dhe vlerësojmë besimin që ata i japin ekipit tonë për t’u kujdesur për ta gjatë gjithë udhëtimit,”– shtoi kompania.

Twitter ndërkohë ka fshirë një prej videove denoncuese, me pretendimin se kishte pamje të rënda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit