Piloti pëson atak kardiak, pak para se të merrte drejtimin e avionit plot me njerëz

Piloti pëson atak kardiak, pak para se…

Një pilot i kompanisë ajrore BRITISH Airways vdiq pak para se të merrte drejtimin e një avioni të mbushur plot me njerëz. Ai po përgatitej të fluturonte nga Kajro në Egjipt, por pësoi një atak në zemër ndërsa po qëndronte në hotelin ku ishte akomoduar.

Piloti arriti të shkonte nga dhoma e tij në holl, ku kolegët i bënë CPR, por pa sukses. Një burim i tha The Sun: “Rasti ka tronditur British Airways. Nuk dua ta imagjinoj çdo kishte ndodhur nëse ai do kishte pësuar një atak në zemër po të ishte në fluturim.”

Shefat e linjave ajrore vonuan fluturimin e planifikuar, ndërsa pasagjerëve nuk iu rrëfye e vërteta e vonesës së fluturimit. Trupi i pilotit, i cili kishte vuajtur nga shëndeti muajt e fundit, u kthye në Britaninë e Madhe me një Boeing 787.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit