Pinderi i kthehet Endri Fugës: I dashur Endri i padenjë, debatin e keni me qytetarët!

Pinderi i kthehet Endri Fugës: I dashur…

Aktivisti Kristi Pinderi ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj PD, të cilën e cilësojnë fajtore po sa qeveria, për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Në një postim në Facebook, Pinderi shkruan se bombardimi i opinionit publik me shembujt e tjetërsimit të hotel “Dajtit”, ish-Kinonstudios, apo shkatërrimit të lagjes antike në Durrës, janë pjesë e mekanizmit propagandistik të Rilindjes dhe mesazhet dalin nga zyra e Endri Fugës.

Sipas tij, këto janë arsye për t’i thënë pushtetit të sotëm ndal dhe jo për ta krahasuar me të kaluarën. Pinderi i është drejtuar Fugës, duke thënë se qytetarët votuan PS për shkak të fajeve të qeverisjes së mëparshme, prandaj duhet t’u japë llogari qytetarëve dhe pasi ky nuk është një debat midis tij dhe Berishës apo Bashës.

Postimi i plotë:

Kështu funksionon mekanizmi propagandistik i qeverisë: mesazhi që del nga zyra e Fugës është i njëjtë, është i cekët dhe i thjeshtë. Ai duhet amplifikuar pastaj në të gjithë ekosistemin propagandistik duke i dhënë edhe ndonjë detaj lokal. Opinioni publik lokal bombardohet kështu dyfish: herë me shembullin kombëtar, herë me detajin lokal të të njëjtit mesazh. Për shembull, ditën e djeshme nisi bombardimi i opinionit publik me mesazhin se PD e Bashës nuk ndryshon nga PD e Berishës e cila e tjetërsoi Hotel Dajtin. Po kështu, në të njëjtën frymë dëgjoje dje ndonjë aktor të përsëriste argumentin se Kinostudio është shkatërruar nga pronari i atij televizioni që i bënte dikur fresk Berishës. Një rilindas nga Durrësi, shkonte më tej, duke i dhënë doza lokale mesazhit dhe duke u kapur me Ferdinand Xhaferrin që paskërka lejuar në 2010 shkatërrimin e një lagjeje të tërë antike në Durrës. Shembujt vazhdojnë pambarim në të gjithë median satelite me qeverinë. Por ne nuk mund të pranojmë të na konsiderojnë kaq budallenj. Përgjigja më e mirë është t’ua ekspozosh budallallëkun e argumentave që kanë hedhur me nxitim, me disa pyetje të thjeshta: E çfarë se Berisha tjetërsoi hotel Dajtin?! E çfarë se Sandri shkatërroi Kinostudion në kohën e Berishës, e gazetarët e tij nuk u ndjenë?! ME çfarë se ASHA e kohës së Xhaferrit ka shkatërruar pasurinë arkeologjike të Durrësit?! A nuk janë këto ca arsye më shumë për tu thënë pushtuesve të sotëm Ndal?! A mundet ta zhbësh apo ta shpjegosh të keqen e sotme duke e krahasuar më të këqija të së kaluarës? I dashur Endri i padenjë! Ky nuk është një debat mes jush dhe Berishës, as mes jush dhe Sandrit tuaj që dikur ishte i Berishës, as mes jush dhe ish ministrave të kulturës së Berishës. Shumica e qytetarëve shqiptarë që ju kërkojnë sot llogari nuk kanë lidhje as me asnjerin prej tyre. Mes atyre qytetarëve që ju e dini se janë shumica, ka shumë që ju votuan pikërisht për shkak të atyre fajeve të Berishës dikur. Kështu debatin e sotëm nuk e keni as me Lulin as me Berishën. Por me ne!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit