Pinë dezinfektues duarsh, 3 viktima dhe 3 në gjendje kritike

Pinë dezinfektues duarsh, 3 viktima dhe 3…

Tre persona kanë humbur jetën në New Mexico, SHBA, për shkak të helmimit nga metanoli dhe tre të tjerë në gjendje kritike për jetën, ndërsa një person ka mbetur përgjithmonë i verbër.

Një zëdhënës i departamentit të shëndetit të shtetit tha se rastet kishin të bënin me alkoolizmin, pasi sipas tij, dezinfektuesi i duarve ka një përmbajtje të lartë të alkoolit dhe mund të jetë toksik nëse gëlltitet.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pasi Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA paralajmëroi kundër blerjes së produkteve sanitare të prodhuara në Meksikë, sepse ato përmbajnë metanol.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit