“Ping-Pong-u” institucional për rihapjen e universiteteve, Shahini: Deri më 15 maj universitetet do prezantojnë…

“Ping-Pong-u” institucional për rihapjen e universiteteve, Shahini:…

Ministrja e Arsimit Besa Shahini nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook ka reaguar në lidhje me masat që do merren në sistemin arsimor sa i përket rihahpjes së universiteve.

Ajo tha se Universitetet janë të qartë, deri më 15 maj do prezantojnë planet e tyre të detajuara për mbylljen me sukses të këtij viti akademik.

Ministrja Shahini është shprehur gjithashtu se ditët e sotme ka zhvilluar edhe një komunikim me rektorët e universiteteve publike.

“Urdhri për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 kërkon nga universitetet që të fillojnë një planifikim urgjent dhe serioz për mbylljen e vitit akademik në kushte të jashtëzakonshme në të cilat po punojmëSituata me përhapjen e koronavirusit të ri në Shqipëri po shkon drejt përmirësimit nga dita në ditë, por nuk jemi ende plotësisht jashtë rrezikut.

Kemi kërkuar nga universitetet që të planifikojnë se cilat janë ato lëndë që do të mbyllen plotësisht online – pra nuk do të kenë nevojë të kthejnë studentë fare në auditorë apo laboratorë; sa është numri i studentëve që kanë nevojë të kthehen në auditorë e laboratorë për punë të ndryshme para provimeve; dhe sa është numri i saktë i studentëve që do të bëjnë provime gjatë korrikut dhe fillim-gushtit të këtij viti – gjithmonë duke prioritizuar studentët që do të diplomohen”.Pastaj ne, në koordinim me MSHMS bëjmë edhe verifikimet e fundit për të parë nëse po plotësohen kushtet dhe kriteret për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve gjatë kësaj kohe kur duhet të punojnë në objektet e universiteteve”.

Të gjithë kanë filluar nga puna tashmë për të bërë këto plane. Po organizojnë gjithë punën në kuadër të universiteteve të tyre përkundër një keq-interpretimi të qëllimshëm dhe kaotik të opozitës gjatë kësaj fundjave, po duket se universitetet nuk janë të paqarta dhe kanë filluar nga puna në mënyrë që të japin shërbimin më të mirë dhe sa më cilësor, të cilin studenti i tyre e meriton”, mbyll mesazhin e saj Ministrja Shahini.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit