Ping-Pongu mes Ministrisë së Cakajt dhe ambasadës/ Studentët shqiptarë bllokohen në Moskë

Ping-Pongu mes Ministrisë së Cakajt dhe ambasadës/…

Një grup studentësh shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Moskë për shkak të koronavirusit. Sikur të mos mjaftonte kjo, janë braktisur dhe nga shteti shqiptar. Në një denoncim për ‘Gazetaatdheu.com’, ata shprehur se kanë kërkuar ndihmë për tu kthyer në Atdhe nga autoritetet shqiptare, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Studentët shprehen se kanë bërë kërkesë në ambasadën Shqiptare në Moskë për tu kthyer në Shqipëri, por shtojnë se, përgjigjja që kanë marrë është: Nuk mund të bëjnë asgjë, sepse ministria shqiptare nuk na kthen përgjigje!

Probleme të tilla me riatdhesim e shqiptarëve ka pasur në edhe më herët. Në media janë raportuar disa raste të tilla, duke vënë në dyshim punën e ministrisë së drejtuar nga Genc Cakaj, për të cilin gjatë një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama ka thurrur elozhe duke u shprehur se ‘ka lexuar libra më shumë se sa keni thënë fjalë ju të gjithë në dispozicion’.

Eh, libra mund të ketë lexuar, por për qytetart e këtij vendi duket se s’e vret shumë.

‘Jemi një grup 60-70 studentë shqiptarë në Rusi (Moskë) dhe kemi rreth 3-4 muaj që interesohemi për tu kthyer ne Shqipëri. Kemi bërë kërkese në ambasadën Shqiptare në Moske dhe thonë që nuk mund të bëjnë asgjë, sepse ministria shqiptare nuk u kthen përgjigje. Kemi kontaktuar Air Albania, thonë që nuk mbulojnë riatdhesime ne Rusi. Është shndërruar në një lojë me pasa midis Ambasadës dhe Ministrisë tonë, një mospërfilljen e jashtëzakonshme. Vetëm me shtetin tonë mund të ndodhë nje gjë e tillë’, shprehen studentët në denoncimin e tyre për ‘Gazetaatdheu.com’.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit