Pinguinët "aktorë" hidhen nga maja e shkëmbit në det

Pinguinët “aktorë” hidhen nga maja e shkëmbit…

Ashtu si një grup të rinjsh që mblidhen dhe hidhen nga një majë shkëmbi në det, edhe disa pinguinë kanë përformuar në mënyrë mahnitëse.
Kinemasti fitues i çmimeve të National Geographic, Bertie Gregory, kaloi dy muaj duke gjurmuar një koloni prej 10,000 pinguinësh perandorë në Gadishullin Antarktik dhe pati fatin të kapte skenën e pazakontë me aparatin e tij.


Ai tha për një emision televiziv se i’u desh të filmonte me dron për të kapur këtë skenë mahnitëse.
Njëri prej tyre u hodh në ujë dhe shëndoshë e mirë vijoi të notonte. Edhe pingunët e tjerë ndoqën shembullin e tij duke shijuar për herë të parë këtë përvojë.
Bertie Gregory tha se këto pamje do të jenë pjesë e dokumentarit ‘Sekretet e Penguinëve’ që do të shfaqet premierë në Ditën e Tokës (22 Prill) 2025.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit