Pink nuk i jep vajzës 11-vjeçare telefon, por do ta marrë në punë nëpër turne

Pink nuk i jep vajzës 11-vjeçare telefon,…

Pink mund të ketë media sociale, por vajza e saj 11-vjeçare Willow sigurisht që nuk ka. Këngëtarja 43-vjeçare gjatë paraqitjes së saj në Carolina With Greg T, In The Morning Show, zbuloi se vajza e saj është fëmija i vetëm në klasën e saj që nuk ka telefon, për një arsye të mirë sigurisht. 

Fëmijët e mi nuk kanë telefon dhe vajza ime është e vetmja 11-vjeçare në klasën e saj që nuk ka një të tillë. Është e vështirë. Shumë nga miqtë e mi kanë fëmijët e tyre në TikTok, dhe unë jo”, tha ajo. 

Pink, emri i vërtetë Alecia Beth Hart, u tha drejtuesve të radios se bisedat rreth përdorimit të mediave sociale janë të vështira kur Willow është fëmija i dikujt që është i famshëm. Ajo tha se mirëqenia mendore e vajzës së saj është më e rëndësishme se faktori ‘cool’ mes bashkëmoshatarëve të saj.

Unë i thashë vajzës, nëse më gjen një literaturë nga një burim me reputacion që më thotë se mediat sociale janë të mira për ty, atëherë mund të marrësh një telefon. Përndryshe i thash më vjen keq”, tha Pink. 

Dhe duket se këngëtarja ka për qëllim t’i japë vajzës së saj përvoja të vlefshme dhe pozitive.

Duket se ajo do ta marrë vajzën me vete për të punuar në turne dhe do të paguhet njësoj si të gjithë në punën e parë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit