“Pinxho“ Emiljano Lela, koordinatori milioner që në spital vishej si “pabuks„

“Pinxho“ Emiljano Lela, koordinatori milioner që në…

Emiljano Lela nga Burreli, është një nga koordinatorët e Spitalit Onkologjik, emri i të cilit u bë publik ditën e sotme ne lidhje me super skandalin e shfrytëzimit të pacientëve të sëmurë me kancer për përfitime vetjake monetare.

Rezulton se ky person thirrej shpesh me nofkën “pinxho” nga pacientët apo familjarët e tyre të cilët i kishte zënë halli për t’u përplasur nëpër dyert e Onkologjikut. Emiljano Lela bazuar në përgjimet e publikuara, duket se i shikonte pacientët e sëmurë me kancer si të ishin “pula që pjellin florinj” dhe në mënyrë të pamëshirshme shfrytëzonte postin për t’u pasuruar prej tyre.

Figuron se ai në rastet kur vinte re në spital qytetarë të ndryshëm të cilët kishin hall dhe prisnin të trajtoheshin para dyerve të spitalit për sëmundjen e rëndë, afrohej pranë tyre dhe i sugjeronte që të braktisnin mjekun për të cilin kishin rekomandim.

Më pas ai i orientonte që të lidheshin me bashkëpunëtorin e tij, mjekun Edmond Gashi. Ky i fundit, ndonëse punonte në QSUT, kishte edhe klinikën e tij private në Astir, në të cilën u rekomandonte pacientëve që i kishte sjellë Emiljano Lela që të trajtoheshin aty dhe jo në shtet.

Por ndonëse Emiljano Lela kishte fitime të mëdha për shkak të ndërmjetësimit që ofronte, dëshmitarët shprehen se në spital ai paraqitej me veshje dhe këpucë shumë të lira që i gjen kryesisht tek tregu i “5 Majit”. Kjo është një skemë tipike që përdorin ata që përfitojnë para në mënyrë të padrejtë, për të mos rënë në sy.

Ndërkohë, po sipas dëshmitarëve, pasi mbaronte turnin, Emiljano Lela largohej me makinën e tij tip Toyota Prius Hibrid prodhim i vitit 2015-2018, e cila e re kushton rreth 35 mijë euro, ndërsa e përdorur mund të blihet në vlerën 15 mijë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit