Pique sulmon fansat e Shakirës: Njerëz që nuk kanë jetë!

Pique sulmon fansat e Shakirës: Njerëz që…

Ndarja pas 11 vitesh e Shakira me Gerard Piquen, ndonëse nuk ishin martuar kurrë zyrtarisht, u shoqërua me një bujë të madhe në media, ndërsa fansat e artistes kritikonin futbollistin. 

Që kur rrugët e tyre u ndanë, Pique dhe Shakira nuk kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe ish-futbollisti i Barcelonës tani sulmon edhe fansat e ish-it të tij.

Duke folur në kanalin YouTube të Gerard Romero, futbollisti tha disa fjalë të forta për fansat e këngëtares së ‘Waka Waka’.

Jam shumë i zhgënjyer me atë që është shoqëria. Pra, ish-i im është latino-amerikan… ju nuk e dini se çfarë kam marrë në rrjetet sociale nga fansat e saj. Këta njerëz nuk kanë jetë. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, unë bëj gjërat e mia, përpiqem të bëj më të mirën. Jam në një moment të jetës sime ku jam super i lumtur. Nga atje, le të gjithë të bëjnë më të mirën”, tha ai. 

Që kur Piqué dhe Shakira u ndanë vitin e kaluar, futbollisti ka nisur zyrtarisht një lidhje të re me 24-vjeçaren Clara Chia Marti, e cila u bë publike përmes Instagramit në janar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit