Pirro Vëngu 290 mln Lekë tender pa garë/ Fijet që e lidhin fituesin me Samir Manen

Pirro Vëngu 290 mln Lekë tender pa…

Autoriteti Portual Durrës, i drejtuar nga Pirro Vëngu, ka lidhur një kontratë me vlerë më shumë se 290 milionë Lekë, në një tender pa garë. Fituesi është një firmë nën pronësi të administratorit të një prej kompanive të zotëruar nga “Balfin grup” e Samir Manes.

Tenderi pa garë

Së fundmi, Autoriteti Portual Durrës i drejtuar nga ish-drejtori i kabinetit të Edi Ramës, Pirro Vëngu, ka shpallur fituesin e tenderit me objekt – pajisjen me certifikata ISO të Autoritetit Portual Durrës.

Në garë ka marrë pjesë vetëm një kopmani e cila është shpallur edhe fituese – “TMC Training Management Consulting” SHPK. Firma, sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, do të përfitojë nga kontrata me kohëzgjatje kohore 12, plotë 29.100.000 Lekë pa tvsh.

Fijet që lidhin kompaninë fituese me samir Manen

“TMC Training Management Consulting” SHPK, referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton në pronësi të Arben Memos.

Ky i fundit, rezulton të jetë dhe administratori i kompanisë “MANETCI SHPK, që zotërohet nga “Balfin grup”, pronari i së cilës është Samir Mane.

Nuk dihet nëse Arben Memo është “de facto” fituesi i tenderit pa garë, apo një kukull për të mbuluar gjurmët e lumit të parave që rrjedhin në xhepat e Samir Manes, të cilësuar si një nga oligarkët më të mëdhenj të vendit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit