Pirro Vengu i Portit Durrës “shtrin tentakulat” kudo, 1 miliardë lekë tender për zyra modulare

Pirro Vengu i Portit Durrës “shtrin tentakulat”…

Autoriteti Portual Durrës kohët e fundit ka filluar të zhvillojë shumë tendera që klasifikohen si të dyshimtë për shkak të procedurës së zhvillimit të tyre si dhe të mënyrës së shpalljes së fituesit. Pirro Vengu, drejtori i këtij institucioni, duket se nuk i ka lënë pas dore tenderat e tillë dhe përsëri ka përveshur mëngët dhe i është “futur punës” fitimprurëse të tenderave të dyshimtë. Kështu rezulton se Autoriteti Portual Durrës ka zhvilluar një procedurë prokurimi që mban numrin e referencës REF-99068-06-24-2021 dhe ka për objekt “Zbatimi i projektit për zyrat modulare për agjensitë doganore”.

Shikohet se në këtë tender kanë marrë pjesë tre kompani, “EURONDERTIMI 2000” SHPK me vlerë të ofruar 74.931.048 lekë të reja pa TVSH, “KLAJGER KONSTRUKSION” me vlerë të ofruar 86.396.379 lekë të reja pa TVSH dhe “LEON KONSTRUKSION” me vlerë të ofruar 90.263.856 lekë të reja pa TVSH. Fituese është shpallur firma “KLAJGER KONSTRUKSION”, por për habi rezulton se kjo firmë nuk ka ofruar vlerën më të ulët. Madje oferta e saj me ofertën e firmës që ofroi më pak nuk është në shifra të vogla por shkon në gati 140 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Mirëpo përtej kësaj diference të madhe prej gati 140 milionë lekësh, fitues është shpallur firma “KLAJGER KONSTRUKSION” në pronësi të Sadik Lumit. Madje duke krahasuar shifrat me fondin limit të tenderit, vihet re se vlera e shpallur fituese është sa 85% e tij. Të dyja këto çështje sinjalizojnë për dyshime jo të vogla se fituesi ka qenë i paracaktuar, duke e bërë Pirro Vengun të denjë për t’u marrë në konsideratë nga SPAK. JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit