
Një vajzë 23-vjeçare është sulmuar për vdekje nga qeni i saj pitbull në shtëpinë e saj në Ballyneety, Co.
Nicole Morey ishte duke festuar datëlindjen e saj së bashku me të afërmit, kur papritur u sulmua nga njëri prej qenve të saj. Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 23:40 të mbrëmjes, ndërsa për të parandaluar një përshkallëzim të situatës policia ka vrarë qenin që sulmoi.
Morey u shpall e vdekur që në vendin e ngjarjes dhe trupi i saj u dërgua në Spitalin Universitar Limerick për një ekzaminim pas vdekjes. Për rastin janë zhvilluar homazhe nga të afërm dhe shoqëria e të resë, të cilët u shprehën se Nicole Morey ishte “vajza më e sjellshme në botë”.
Duke nderuar motrën e saj, Jolene Morey postoi në Facebook: “Zemra ime është copëtuar edhe një herë në ditëlindjen tënde. Të mbylla telefonin vetëm dy sekonda përpara se të bëja me të vërtetë të pamundurën për të ndihmuar. Më vjen shumë keq Nicole që të dua aq shumë sa duket si një ëndërr e keqe.”