Pitoni sulmon burrin që tentoi t’i bënte foto nga afër

Pitoni sulmon burrin që tentoi t’i bënte…

Një burrë austriak u sulmza nga një piton teksa ishte duke shëtitur dhe bërë foto me aparatin e tij. Joey Zayne ishte duke ecur në Grykën Behana në Cairns kur hasi pitonin në një pemë dhe hoqi aparatin e tij përpara se të shkonte ra shikonte nga afër. 

Por duket se pitoni po ndihej nuk e pranoi me dashamirësi që Joey të pushtonte hapësirën e tij personale. Pitoni 8 metra i gjatë iu hodh Joey-t dhe e kafshoi në fytyrë, duke lënë të gjakosur. 

Gjaku po rrjedh shumë shpejt. Por sërish ndihem mirë. Është çmenduri sa gjak që ka”, ths Joe. 

Në rast se kjo video nuk ju shërveu si parakajmërim, një ekspert i gjarpërinjve ka theksuar se nëse ndodh që të hasni një nga zvarranikët në natyrë, duhet ta lini mirë.

David Walton nga Cairns Snake Removals tha se zakonisht gjarpërinjtë nuk do të sulmojnë nëse u jepni një arsye të fortë, prandaj mos u jepni atyre një të tillë.

Gjarpërinjtë nuk sulmojnë apo kafshojnë pa arsye. Ata duhet të ndjejnë vërtet nevojën për të dhënë një përgjigje mbrojtëse në një situatë të cenueshme”, tha Walton. 

Fatmirësisht pitoni që sulmoi Joe nuk ishte helmues, ndryshe nga disa gjarpërinj që banojnë në Australi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit