
Një 51-vjeçare nga fshati Manati në Lezhë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
Sipas policisë, shtetësja me inicialet D. B., gjatë ditës së djeshme është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Fatkeqësisht ajo nuk ka mundur që të mbijetojë duke humbur jetën.
Nuk dihen ende arsyet që e shtynë zonjën drejt këtij akti vetëfliues, por hetimet pritet të zbardhin më shumë rreth ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 06.05.2025, në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar për ndihmë mjekësore, shtetasja D. B., 51 vjeçe, banuese në fshatin Manati, e cila dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Më pas ajo u dërgua në QSU, Tiranë, por humbi jetën.