Pjerin Ndreu i jep 1.5 miliardë tender firmave të njëjta në dy tendera të ndryshëm për pastrim

Pjerin Ndreu i jep 1.5 miliardë tender…

Përveç ministrive apo institucioneve të tjera të rëndësishmë qeveritare, edhe bashkitë e vendit kanë një thelë mjaft të madhe të parave që i japin në tendera. Mirëpo siç ndodh në pjesën dërrmuese të rasteve, keëto tendera janë të dyshimtë. Dy prej tyre i parkasin Bashkisë Lezhë të drejtuar nga Pjerin Ndreu. Rezulton se kjo bashki ka organizuar dy tendera në të cilët kanë fituar po të njëjtat kompani.

Përkatësisht bëhet fjalë për dy tendera tëq dhëna për dy lote të ndryshme të pastrimit të Lezhës. Tenderi i parë me numër reference REF-94496-05-04-2021 ka si objekt “Loti III-të, “Shërbimi i pastrimit, grumbullimit dhe depozitimit të mbetjeve urbane, zona 3, Bashkia Lezhë”. Fondi limit i tij është 57,848,037 lekë të reja pa TVSH. Shihet se në garë ka marrë pjesë vetëm një bashkim operatorësh i përbërë nga “LEKA-2007” Shpk, & “V.A.L.E. RECYCLING” Shpk, & “FJONA-2006” Shpk me oferte ekonomike ne total prej 57,773,100 lekë të reja pa Tvsh. Shihet qartë se ndonëse nuk ka patur fare konkurrencë, vlera fituese është thuajse identike me atë të fondit limit.

Ndërkohë në po të njëjtën datë është publikuar edhe një tender tjetër po nga kjo bashki me numër reference REF-94494-05-04-2021 dhe me objekt “Loti II-të, “Shërbimi i pastrimit, grumbullimit dhe depozitimit te mbetjeve urbane, zona 2, Bashkia Lezhë”, me fond limit 69,741,337 lekë të reja pa TVSH. Edhe në këtë rast shikohet se ka marrë pjesë vetëm një grupim operatorësh i përbërë nga “V.A.L.E. RECYCLING” Shpk & “FJONA-2006” Shpk me ofertë ekonomike në total prej 69,227,750 lekë të reja pa Tvsh. Edhe në këtë rast, njëlloj si tek i pari, nuk patur fare konkurrencë dhe vlera fituese është thuajse identike me atë të fondit limit.

Nëse shohim firmat pjesëmarrëse tek të dy këto tendera që kanë lidhje me pastrimin e Lezhës, shihet se janë po të njëjtat kompani, përkatësisht “V.A.L.E. RECYCLING” Shpk & “FJONA-2006” Shpk. Duket se Pjerin ndreu i ka dhënë të dyja tenderat tek po të njëjtat kompani pa konkurrencë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit