Pjesë e antimafias italiane, Monforte: Mafja shqiptare e rrezikshme, informohet edhe nga policia

Pjesë e antimafias italiane, Monforte: Mafja shqiptare…

Mafia shqiptare është mjaft e rrezikshme dhe e dhunshme e madje për të operuar në strukturat e tyre kriminale ka edhe një mbështetje nga radhët e policisë shqiptare. Ata të cilët duhet të arrestonin kriminelët, u japin informacion atyre dhe bëhen të korruptueshëm. Ky ëshë mendimi i ish-punonjësit të antimafias italiane, Xhuzepe Monforte.

Ai ishte në një takim me të rinjtë në Shkodër ku prezantoi dy botime librash me përjetimet e tij në luftë kundër mafias italiane. Monforte bën pjesë në ata njerëz që e njohin Shqipërinë dhe tundimin e një punonjësi policie për t’u korruptuar te grupet kriminale për para. I tillë ishte rasti i policit Jeton Lami i cili ruante si badigard Ervis Martinajn.

Ajo që duhet të bëjë policia është që të spastrojë nga radhët e veta këto element që kanë lidhje me krimin. Nëse unë si koleg di që dikush jep informacione krimit atëherë unë duhet të jem i pari që duhet ta denoncoj.” -tha ish-polici italian.

Mafia në Shqipëri është bërë e ashpër dhe mjaft e strukturuar. Ish-polici i antimafias thotë se grupet shqiptare po përhapen edhe në Europë me të njejtin ritëm.

Me sa i njoh janë shumë të rrezikshëm, punojnë me të njëjtin agresivitet, me të njëjtën dhunë dhe janë të shpërndarë goxha mirë në Europë dhe kanë mësuar shumë fatkeqësisht edhe nga Italia. Grupet kriminale shqiptare janë të fuqishëm, lëvizin shumë mirë dhe mendoj se të gjitha shtetet tashmë duhet të jenë shumë të përgjegjshëm për këtë, sidomos për trafikun ndërkombëtar të drogës”- tha Xhuzepe Monforte.

Të rrezikuar nga grupet kriminale janë edhe të rinjtë të cilët joshen nga paratë dhe rekrutohen si vrasës apo pjesë e shpërndarjes së drograve të ndryshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit