Pjesë e bandës kriminale, nusja meksikane arrestohet në ditën e dasmës së saj

Pjesë e bandës kriminale, nusja meksikane arrestohet…

Më 22 dhjetor 2023 u arrestua Nancy. N ditën kur ishte planifikuar të martohej me të dashurin e zemrës së Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”. Ajo u arrestua bashkë me dhëndrin pak para fillimit të ceremonisë, pasi akuzohen për zhvatje, rrëmbim, për llogari të një karteli droge.

Vajza në foto është Nancy N. me fustan nuseje dhe e prangosur, e rrethuar nga policia, teksa dhëndri pas arrestimit ai arriti të arratisej. Banda kriminale akuzohet për lobim ndaj tregtarëve të shpendëve pranë Mexico City dhe rrëmbim të katër punonjësve të një dyqani shpendësh në Toluca.

Anëtarët e bandës janë të lidhur me një kartel droge të njohur si La Familia Michoacana, i cili është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me një dron në Meksikën jugore në fillim të janarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit