Pjesë e grupit "Bajri": Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin, amnisti për akuzat e tjera

Pjesë e grupit “Bajri”: Apeli lë në…

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pafajësinë e Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Alind Kajoshit për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, duke konfirmuar vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër.

Ndërkohë, për dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke vendosur zbatimin e amnistisë. Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me një total prej 24 vitesh burg.

Sipas dosjes së SPAK, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dyshohej se, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ishin nisur drejt Bushatit të armatosur dhe me automjete të blinduara, me qëllim eliminimin e anëtarëve të familjes Prendi.

Sipas hetimeve, sapo grupi mbërriti në Bushat, Aleksandër Prendi i ka pikasur dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të blinduara. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të ndryshme, çka sipas SPAK mbështeste dyshimet për një shkëmbim zjarri mes palëve.

Emrat e Samuel Troshanit dhe Izmir Sakicës janë përmendur gjithashtu në dosjen që lidhet me masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe bashkëshortët Bashkim e Flutura Basha.

Vendimi i Apelit vjen në një çështje ku Prokuroria kishte kërkuar një dënim të konsiderueshëm me burg për tre të pandehurit, ndërsa përfundimisht gjykata ka lënë në fuqi pafajësinë për armëmbajtjen pa leje dhe ka vendosur amnistinë për dy veprat e tjera.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit