Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet drejt Italisë Ervis Deti

Pjesë e grupit të Visit të Pojës,…

Ervis Deti, 41 vjeç, i akuzuar si pjesë e grupit të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë. Policia bën me dije se ekstradimi u finalizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”. Deti kërkohej nga drejtësia italiane, pasi Gjykata e Barit i kishte caktuar në vitin 2025 masën “arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

41-vjeçari ishte arrestuar në Shqipëri në maj 2025, gjatë operacionit të përbashkët “Ura” të SPAK-ut dhe autoriteteve italiane, që goditi një rrjet të dyshuar për trafikun ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas dosjes hetimore, grupi ku dyshohet se bënte pjesë Deti kishte aktivitet të dokumentuar edhe përmes komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC dhe dyshohej për dhjetëra episode trafiku me vlerë miliona euro. Për Detin përmendet edhe një episod që lidhet me transportin e rreth 2 kilogramëve heroinë drejt Barit, si dhe dyshimi se kishte ndërmjetësuar kalimin e një trafikanti përmes Portit të Durrësit kundrejt 3 mijë eurove.

Në Shqipëri, Deti u hetua edhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në prill 2026, GJKKO e dënoi me 2 vite burgim për këtë akuzë, dënim që me gjykim të shkurtuar u reduktua në 1 vit e 4 muaj. Ndërkohë, pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, ai do t’u dorëzohet autoriteteve italiane, ku do të përballet me procedimin penal për trafikimin e narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit