Pjesë e listës së oligarkëve të Shëndetësisë që SPAK duhet të hetojë/ 1.7 MLN € për Artur Kadarenë e BIOMETRIC

Pjesë e listës së oligarkëve të Shëndetësisë…

Artur Kadareja, një emër tejet i lakuar nga mediat për abuzimet me Fondet Publike, “e ka nxjerrë kokën sërish” sapo ka nuhatur tenderat e shëndetësisë që po shpërndahen tani që ministrja dhe titullarët e saj me në krye Enkel Jotin, ka hapur thesin. Ky përfitues në shkelje i buxhetit të Shëndetësisë, duhej të ishte vënë nën hetim prej kohësh nga SPAK për përfitim dhe përvetësim të kundraligjshëm të parave publike, por ndaj tij dhe shumë shokëve të tij bëhet një sy qorr e një vesh shurdh…

Kjo kompani ka marrë një vlerë prej 211 MLN Lekësh pa TVSH nga Spitali i Lezhës dhe nga QSUT për dy tendera me objekt shtretër spitalorë. Tenderi i spitalit të Lezhës i ka kushtuar taksave të shqiptarëve 83 MLN Lekë dhe i është dhënë Kadaresë si operator i vetëm në garë. Tenderi është shënuar me FLAMMUR TË KUQ duke e cilësuar si me risk për Buxhetin e Shtetit, i cili përqendrohet në një dorë të vetme, në këtë rast të oligarkut tonë. Ky është tenderi i parë në shkelje me ligjin ku Turi ka ngrënë paratë tona qyl.

Brenda një muaji ai ka përfituar rriskën e dytë, një tender nga Enkel Joti me vlerë 128 MLN Lekë pa TVSH, ku çuditërisht nga 12 operatorë ekonomikë që kanë marrë pjesë në garë 11 janë skualifikuar për t’u shpallur fitues Kadareja. Ajo çfarë bie në sy në këtë procedurë është që ojesëtari i TRUSTIT të Kadaresë Hervin Fora i EUROMED nuk ka ofruar ofertë ekonomike, po ashtu as BUNA shpk i Artur Bujarit. Kështu ofertuesi më i ulët ka mbetur Kadareja, teksa 9 të tjerët janë skualifikuar nga gara për shkak se nuk kanë plotësuar një prej kritereve teknike në tender, konkretisht: pikën f dhe d, 2.3 të sektorit të Kapacitetit Teknik:

Kriteret e përpiluara të këtij tenderi cilësohen me risk dhe të predispozuara për një favorizim klientelist për faktin sepse të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë janë skualifikuar. Kjo të çon në dyshimin se janë përfshirë vetëm për të favorizuar një kompani të caktuar për interesa personale. Kjo është indicja e parë nga e cila duhet të nisin të hetojnë organet e drejtësisë për këtë kompani, e cila ka një jetë që përfiton para me miqësi me titullarët e shëndetësisë në kurriz të popullit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit