Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Peru

Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari…

Është arrestuar nga policia e Perusë, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, Oltjon Belulaj. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për importim të lëndëve narkotike, në një bandë të organizuar. Shqiptari u kap në Aeroportin e Perusë.

33-vjeçari do të ekstradohet drejt Francës, ku dhe do të dalë para drejtësisë. Para se të arrestohej, Belulaj kishte qenë në Brazil. Sipas mediave të huaja, Belulaj akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport dhe propozim ose shitje dhe shoqërim të paligjshëm, të cilat mund ti kushtojnë rreth 10 vjet burgim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit