Pjesëmarrës në krime dhe trafikant droge, zbardhet e shkuara kriminale e Fatjon Muratit

Pjesëmarrës në krime dhe trafikant droge, zbardhet…

Fatjon Murati, pronari i lokalit ku ndodhi atentati i djeshëm, është emër mjaft i njohur në botën e krimit. Madje dyshohet se ai dhe xhaxhai i tij kanë qenë shënjestra e autorëve, por për fat të keq u plagosën 5 persona të tjerë dhe humbi jetën Mimoza Paja.

Murati është miku i ngushtë i Endrit Dokles të përfolur shpesh si kundërshtar të Ervis Martinajt. Ndërsa është zbardhur e gjithë e shkruara e tij kriminale. Mësohet se, më datë 31.10.2015  është dënuar për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos.

Ndërsa më datë 07.11.2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”.

 Më pas, më datë 26.04.2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”.

Ndërkohë  më datë 26.07.2017  është dënuar për “Trafikimit të kokainës”. Ndërsa me 8 tetor të vitit të shkuar  është arrestuar  Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Vepër në të cilën kishte bashkëpunuar me Endrit Doklen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit