Pjesëmarrës në një organizatë kriminale/ Arrestohet 40-vjeçari nga Tirana, do të ekstradohet në Itali

Pjesëmarrës në një organizatë kriminale/ Arrestohet 40-vjeçari…

Armant Beqiri, 40 vjeç është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është akuzuar si pjesëmarrës në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike.

Gjykata e Torinos e ka dënuar Beqirin me 6 vite e 10 muaj burgim për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Pritet që Beqiri të ekstradohet drejt Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Torino”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit