Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje zbulon përmasat reale të emigracionit

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje zbulon përmasat…

Në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e djeshme është regjistruar një numër shumë i ulët pjesëmarrësish, rreth 34.7%. Kujtojmë se numri më i lartë i votuesve është arritur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, me 1.75 milionë votues, me një përqindje pjesëmarrjeje prej 53.5%.

Ky është dhe rekordi i pas viteve ’90 për numër votuesish, si për zgjedhjet e përgjithshme, ashtu dhe ato lokale. Ndërsa si përqindje ndaj totalit të votuesve, rekordin e mbajnë vitet 1992 dhe 1996, me përkatësisht 90% dhe 80% të votuesve.

Por, emigracioni ka bërë që numri i votuesve të bjerë ndjeshëm. Por, ndikon edhe fakti që shqiptarët janë të zhgënjyer me politikën dhe nuk u drejtohen kutive të votimit, duke pritestuar në heshtje.

Vlen të kujtojmë se në kët0 zgjedhje ka një hendek të madh votuesish edhe në raport me zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2021. Në ato zgjedhje votuan gjithsej 1.66 milionë persona, ndërsa në ato lokale 2015 rreth 1.61 milionë perona.

Vetëm pak vite më pas janë rreth 400 mijë votues më pak, shifër që përkon dhe me të dhënat indirekte për emigracionin e lartë të viteve të fundit, sipas lejeve që janë dhënë nga shtetet e Bashkimit Europian për shtetasit shqiptarë dhe rritjen e numrit të kërkesave për azil.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit