Plagos aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij/ Policia shoqëron të miturin

Plagos aksidentalisht me armë zjarri nënën e…

Një ngjarje e rëndë është rëgjistruar në fshatin Selishtë, Dibër. Një i mitur ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij.

Mësohet se shtetësja  Sh.L rreth 46 vjeçe po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat 15-vjeçarin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë  sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit