Plagosen dy vëllezër në Tiranë, arrestohet autori 

Plagosen dy vëllezër në Tiranë, arrestohet autori 

Dy vëllezër janë plagosur ditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se një person tjetër dyshohet se i ka goditur me mjet shpues të dy vëllezërit pas një konflikti për motive të dobëta. Dy vëllezërit janë në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se është vënë në pranga autori i ngjarjes. 

Më datë 11.03.2023, në rrugën “Gavrli D’Ara”, shtetasit A. K., dhe A. K., (vëllezër), janë konfliktuar me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet shpues. Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. ”njofton policia. 

Ndërsa policia po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit