Plagosen me thike dy të mitur në Shkodër, autori i ngjarjes një 14-vjeçar

Plagosen me thike dy të mitur në…

Një konflikt që ka degraduar në përdorimin e thikave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 të mitur të moshës  13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në rrugë në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërkohë autori i ngjarjes  i cili gjithashtu është një i mitur 14 vjeçar është ndaluar nga policia.

Shkodër/Informacion paraprak.   

Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë)  dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.       

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në  zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit