Plagosën me thikë punonjësin e ujësjellësit, prangosen 2 persona në Bulqizë

Plagosën me thikë punonjësin e ujësjellësit, prangosen…

Bulqizë

U konfliktuan dhe më pas goditën me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar, arrestohen nga Policia 2 shtetas.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Blerdjan Gjoka 32 vjeç dhe Murat Zhaboli 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit