Plagoset Ardian Çapja

Plagoset Ardian Çapja

Ardian Çapja është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 10:30 në Krastë të Elbasanit.

Autorët pas ngjarjes kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit. Brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët.

Ardian Çapja është arrestuar më parë në flagrancë për veprat penale ‘vrasje e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtja pa leje”.

Ai dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje.

Dyshohet se ai, së bashku me të afërm të tij ka kryer disa vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Ai është anëtar i familjes Çapja, e njohur në Elbasan për përfshirjen në shumë ngjarje të rënda kriminale.

/Exit.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit