Plagoset me armë ish-kreu i PD-së në Peqin

Plagoset me armë ish-kreu i PD-së në…

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Peqin. Bëhet me dije se gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima. Ky i fundit dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, ish-kreu i Partisë Demorkatike në Peqin. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhe jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin”, thuhet në njoftim.

Ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ndodhet në arrati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit