Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari, autori e qëlloi pas një konflikti (Emri)

Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari, autori e…

Një 27-vjeçar në Laç është qëlluar me armë zjarri këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Milot, në afërsi të stadiumit, ndërsa 27-vjeçari ishte duke ecur me automjetin e tij

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Zef Marku, 27 vjeç banues në Lezhë, i cili u qëllua pas një konflikti të çastit, nga shtetasi me inicialet I.Xh.

Sipas uniformave blu i riu u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa ka nisur puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili u identifikua pak çaste pas ngjarjes.

Kurbin /Informacion paraprak

Sot, rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

18.40-Të shtëna me armë zjarri në Laç, qëllohet një person (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Laç, ku për pasojë një persona ka mbetur i plagosu.

Paraprakisht bëhet se ditur se është qëlluar me plumb shtetasi Zef Marku.

Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ne qytet Lac, rreth ores 17:45, ne rrethana ende te paqarta eshte plagosur me arme zjarri shtetasi Z. M., banues ne Markatomaj, Lezhe i cili eshte derguar per ndihme mjeksore per momentin jashte rrezikut per jeten. Sherbimet e Policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje. Eshte ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet ne vendin e ngjarjes me qellim zbardhjen e rrethanave te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit