Plagoset me sende të forta punonjësja e seksit në Elbasan pas sherrit për klientët

Plagoset me sende të forta punonjësja e…

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kaluar mes punonjëseve të seksit në Elbasan. Për pasojë një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është goditur me sende të forta nga 23-vjeçare. Raportohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë një zënkë për territorin dhe klientët, dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë ai ushtrohet në disa zona të ndryshme. Ka pasur disa përpjekje për të dekriminalizuar prostitucionin në Shqipëri por të gjitha kanë dështuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit