Plagoset me thikë 42-vjeçari shqiptar në Itali, ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Plagoset me thikë 42-vjeçari shqiptar në Itali,…

Një 42-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë në Itali. Mësohet se ai është pronar i një lokali në Montecchio Maggiore (Vicenza) dhe në momentin që po hapte biznesin është zënë në pritë nga një i panjohur, i cili e ka qëlluar 2 herë me thikë.

Goditjet i kanë shkaktar dëmtime të mëdha në  mushkëri dhe këmbë. Pavarësisht plagëve të rënda, shqiptari ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka njoftuar policinë. 42-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Viçenzës, në gjendje të rëndë të rëndës shëndetësore, pasi ka dëmtuar organet e brendshme. Ndërsa autori ndodhet në arrati dhe policia italiane po punon për arrestimin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit