Plagoset me thikë një 16 vjeçar në Tiranë, sherr mes adoleshentëve

Plagoset me thikë një 16 vjeçar në…

Një 16 vjeçar është plagosur me thikë nga bashkëmoshatarët e tij pas një sherri që ata kanë pasur. Ngjarja ka ndodhur të hënën në kryeqytet.

Detaje nga policia: 

Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit