Tiranë/ Polici vetëplagoset me armën e tij të shërbimit

Tiranë/ Polici vetëplagoset me armën e tij…

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pranë shkollës Eqerem Çabej, rreth orës 18:00, në Tiranë.

Mediat shkruajnë se një punonjës policie është vetëplagosur me armën e tij të shërbimit. I plagosuri, Shkëlqim Haxhimali, 47-vjeç, është gjetur në mjetin e tij, por aktualisht ndodhet tek ‘Trauma’.

Nuk dihet se cila është gjendja e tij shëndetësore, apo motivi që e shtyu drejt këtij veprimi.

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit