Plagoset rëndë punëtori i hidrocentralit, niset me helikopter drejt Tiranës

Plagoset rëndë punëtori i hidrocentralit, niset me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kantierin ku po ndërtohet një HEC në Tropojë ku mësohet se është plágosur një punëtor rreth 50 vjeç i cili është nisur me helikopterin e urgjencës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se 50-vjeçari sapo kishte përfunduar punën, është përballur me derdhjen e një sasie të madhe inertesh duke e zënë poshtë e për pasojë ka marrë dëmtime të mëdha në trup.

Punëtori është banor i një fshati të Tropojës ndërsa ka mbërritur me helikopter në gjendje të rëndë tek Trauma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit