Plagosi 20-vjeçarin brenda hotelit, prangoset autori

Plagosi 20-vjeçarin brenda hotelit, prangoset autori

Në datën 9 dhjetor, në një dhomë hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar, Arni Sulejmani. Ndërkohë sot, disa ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin. 32-vjeçari, Tefik Shehu, është arrestuar sot nga policia e Durrësit.

Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Tefik Shehu., 32 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 10.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burrg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar, Arni Sulejmani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit