Plagosi 6-vjeçarin me 3 plumba në fytyrë, 25 vite burg për Jetmir Koxherrin

Plagosi 6-vjeçarin me 3 plumba në fytyrë,…

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në vitin 2019, ku një 27-vjeccar nga Bulqiza i identifikuar si Jetmir Koxherri, pas një sherri me një burrë me inicialet H.Rr.i plagosi fëmijën 6 vjecar, Gjykata e Apelit e ka dënuar autorin me 25 vite burg. Kujtojmë se fëmija i mitur, u plagos me automatik, mesnatën e 19 qershorit të vitit 2019 në Krastë të Martaneshit, ndërsa ishte në gjumë. Autori i ngjarjes ishte Jetmir Koxherri nga Bulqiza, i cili më herët ishte zënë në një lokal rreth orës 01:15 të mëngjesit me babain e 6-vjeçarit, një burrë me inicialet H.Rr. Ai u arrestua pas ngjarjes nga forcat e policisë, ndërsa sot u përball me Gjykatën dhe vendimin për vitet e dënimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit