Plagosi gjyshin me thikë, Policia arreston 19-vjeçarin

Plagosi gjyshin me thikë, Policia arreston 19-vjeçarin

Policia e Kavajës ka parandaluar një ngjarje të rëndë brenda familjes.

Një 19 vjeçar është arrestuar, pasi plagosi me thikë gjyshin e tij.

Ky i fundit ndodhet për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi plagosi gjyshin, i riu u largua me vrap, dhe forca të shumta policia e ndoqën, teksa e arrestuan pas pak orësh.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë kishte konflikt në familje , ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kryeu plagosjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit