Plagosi gruan dhe vrau vajzën/ Djali 5-vjeçar i Taulant Malaj u fsheh mbrapa divanit për të shpëtuar nga i ati

Plagosi gruan dhe vrau vajzën/ Djali 5-vjeçar…

Taulant Malaj është shqiptari që terrorizoi mëngjesin e kësaj të hëne opinionin në Itali dhe në Shqipëri. Ai vrau të dashurin e gruas, vajzën e tij dhe plagosi rëndë bashkëshorten rreth orës 02:00 të mëngjesit. Pasi kreu dy ekzekutime, ai filmoi skenën e krimit teksa shfaqeshin kufomat të shtrira dhe gruaja e tij duke lënguar.

Në plan dyshohet se shqiptari nga Vlora kishte edhe për të vrarë të birin, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale të shkaktuar nga tradhëtia. Mediat italiane Sipas të përditshme italiane “La Repubblica”, djali ishte fshehur pas divanit në dhomën e ndenjies, pikërisht aty ku Taulant Malaj shkaktoi masakrën.

I friksuar nga të bërtiturat, i mituri ka nxituar të fshihet për të mbrojtur veten, pa e ditur se i ati nuk do të kursente askënd. Djali i vogël u gjet nga policia kur këta të fundit u futën brenda në apartament. I mituri qëndronte aty duke u dridhur dhe i tmerruar. Pasi u siguruan që është mirë, policia e dorëzoi fëmijën pranë një psikologu dhe nën kujdesin e xhaxhallarëve të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit