Plagosi kryebashkiakun e Divjakës, gjykata lë në burg autorin

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës, gjykata lë në…

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Orges Xhelilin. Ky i fundit disa ditë më parë plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Abaz Xhelili, babai i tij u shpreh se nuk kishte informacion se djali kishte probleme të tilla. Ai tha se i biri ka qenë student ekselent .

Më tej shton se ai do të fillonte punë si inxhinier elektronik në Tiranë.Xhelili tha se Kokoneshi dhe shoferi i tij të cilët e kanë ndaluar djalin dhe më pas ka nisur sherri mes tyre.

“Problem, ça problemi e hoqi nga puna, po 1 vit. Ka qenë student i mirë, absolut. Nuk na kishte thënë gjë, ditën e hënë do ishte në punë në Tiranë si inxhinier elektronik.

Shkonte në punë .Ka mbaruar të lartën për inxhinieri elektronike, absolut. Nuk e marr vesh, por si arritën këto shqetësime djalit jam çuditur. Ne dy çuna kemi, i kemi pasur ekselentë”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit