Plagosi me pistoletë një person në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

Plagosi me pistoletë një person në Tiranë,…

42-vjeçari, Robert Doka është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën ‘plagosje me armë zjarri’.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit për motive të dobëta. Doka ka plagosur shtetasin Denis Kuka .

Policia njofton se ai është arrestuar menjëherë pas kryerjes së ngjarjes. Mësohet se si provë është sekuestruar arma e krimit.

Njoftimi i Plotë:

TiranëPlagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit