Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë, zbardhet dëshmia e autorit: Vetë më provokuan

Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë,…

Elton Mergjyshi autori i ngjarjes në Laprakë, ku mbetën të plagosur tre persona, ka dhënë sot dëshminë e tij. Mergjyshi i njohur ndryshe me emrin Deda u shpreh se ishte provokuar nga tre të plagosurit dhe se nuk kishte shkuar atje me planin për t’i qëlluar.  

Mergjyshi pretendon se e ka ndihmuar italianin për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Ai tregoi se kishte shkuar disa herë në Itali për t’i blerë pajisje për punën por për këto nuk ka marrë pagë.

 “Nuk kisha për qëllim t’i godisja, ata të tre më provokuan. Massimo nuk më pagoi pasi e ndihmova për një kohë të gjatë të ngrinte punishten e bulmetrave”, tha ai.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në Laprakë. Mergjyshi shkoi në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna. Përplasja nisi fillimisht në mënyrë verbale, por më pas 40-vjeçari u konfliktua fizikisht me italianin. Babë e bijë kanë ndërhyrë mes tyre dhe ky ka qenë momenti kur Mergjyshi ka marrë thikën dhe i ka qëlluar të tre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit