Plagosi me thikë 5 besimtarë brenda xhamisë, dyshohet se Nikolli vuan nga probleme të shëndetit mendor

Plagosi me thikë 5 besimtarë brenda xhamisë,…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi para pak minutash në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës, ku 34-vjeçari Rudolf Nikolli plagosi me mjet prerës 5 besimtarë duke u falur. Nga dëshmitë paraprake, mësohet se ai e ka nisur sulmin që në hyrje të xhamisë ku është përleshur edhe me kalimtarët e rastit. Nga ana tjetër burime bëjnë me dije se Nikolli vuan nga probleme të shëndetit mendor, konstatim i cili ka ardhur nga sjellja e tij në ambientet e policisë pas arrestimit nga policia. Gjithashtu mësohet se Nikolli ka qëlluar këdo që i dilte para dhe tentonte ta ndalonte.

Raportime nga vendngjarja:

Do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli psikologjik nëse ka probleme të shëndetit mendor apo është akt i paramenduar. Nuk komunikon qartë, është i shpërqendruar. Sipas informacioneve, nuk është frekuentues i kësaj xhamie. Ka qenë shumë agresiv dhe qëllonte këdo që i dilte përpara. Ka pasur një përleshje jo vetëm me qytetarët por edhe me forcat e policisë. 34-vjeçari nga Burreli ka dhënë vetëm gjeneralitetet e tij por në lidhje me motivet e sulmit ka pasur një komunikim kaotik dhe jo të përqendruar, ndaj policia dyshon se ka probleme të shëndetit mendor. Të pesë të plagosurit janë transportuar në spital, kanë marrë ndihmën mjekësore. Kanë dëmtime në gjymtyrë për shkak të përleshjes dhe jo dëmtime në organet kryesore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit