Plagosi me thikë dy vëllezër, 57 vjeçarit i vihen prangat

Plagosi me thikë dy vëllezër, 57 vjeçarit…

Është arrestuar ditën e sotme 57 vjeçarin me inicialet P.GJ., i cili një ditë më parë ka plagosur me thikë dy vëllezër në tregun e Milotit.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit. 57 vjeçari ka qëlluar me thikë dy vëllezrit me inicialet A.P dhe D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi po ashtu se ka proceduar penalisht dhe dy vëllezrit e plagosur, të cilët do të përballen me veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” , e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi: 

Kurbin/Lezhë

Plagosi më mjet prerës (thikë) dy vëllezër pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 57-vjeçari.
Gjithashtu, procedohen penalisht dhe dy vëllezërit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.Gj.,57 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P., 19 vjeç, banues në Gajush, Lezhë.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit” pas një konflikti të çastit, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, e me pas shtetasi P.Gj., ka përdorur një mjet të mprehtë thikë dhe ka plagosur të dy vëllezërit, shtetasit A.P. dhe D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja pa leje e armëve të ftohta” për shtetasin P.Gj., si dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” , e kryer në bashkëpunim për shtetasit A.P. dhe D.P.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit