Plagosi me thikë fqinjin e tij, arrestohet 37-vjeçari

Plagosi me thikë fqinjin e tij, arrestohet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Policia ka arrestuar shtetasin F.J. 37-vjeç. Ai akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur shtetasin M. H., 37 vjeç.

Ai e ka goditur këtë të fundit me mjet prerës. Shtetasi M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. J., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H., 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë). Shtetasi M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit