Plagosi me thikë në mes të ditës 5 persona, Rudolf Nikolli: Myslimanët duhet të ndëshkohen

Plagosi me thikë në mes të ditës…

Rudolf Nikolli, 34-vjeçari që përhapi panik në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës, në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se ‘’Myslimanët duhet të ndëshkohen’’.

Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

Miqtë dhe familjarët e tij kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe se më parë ka qenë i shtruar edhe në spitalin psikiatrik, ndërsa një muaj më parë ai kishte plagosur një 32-vjeçar me aftësi ndryshe tek terminali i autobusave të veriut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit