Plagosi me thikë një person, arrestohet 48 vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person, arrestohet 48…

Policia arrestoi ditën e sotme një 48 vjecar në Berat i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me mjet prerës një shtetas tjetër. Shtetasi G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat pas një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë shtetasin . K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë. rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Berat

Kapet dhe arrestohet autori, i cili mbrëmjen e djeshme, plagosi me mjet prerës një 42-vjeçar.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit